KEK-u instalon kabllon energjetike nëntokësore në hapësirat e Spitalit

Gjilan – KEK-u dhe spitali i Gjilanit kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës KEK-u duhet të instalojë kabllon elektrike nëntokësor në hapësirat e spitalit, të largojë një trafostacion të vjetër dhe të gjitha shtyllat elektrike. Abdylatif Latifi drejtor tha për rajonipress se pos spitalit përfitues të shumtë janë edhe lagja Kodra e Dëshmorëve sepse kemi lëshuar një hapësirë tokë për vendosjen e një trafoje të re.
Spitali Rajonal në Gjilan në të ardhmen nuk do të ketë telashe e as probleme me furnizim të rregullt me energji elektrike. KEK-u dhe spitali i Gjilanit tashmë e kanë nënshkruar një marrëveshje- kontratë për të instaluar në hapësirat e spitalit kabllon energjetike nëntokësore në tërë hapësirat e spitalit.
Sipas marrëveshjes KEK-u duhet të largojë nga hapësirat e spitalit një trafo të vjetër e cila ka paraqitur pengesë dhe rrezik për punëtorët shëndetësor dhe pacientët, pastaj marrëveshja obligon KEK që të largojë shtyllat elektrike nga hapësirat spitalore.
Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se nga kjo marrëveshje pos spitalit do të përfitojnë edhe banorët e lagjes Kodra e Dëshmorëve , meqë spitali ka lëshuar rreth 10 metra tokë për ta vendosur KEK-u një trafo të re.
Latifi tha se në vitin 2013 parashihet që spitali i Gjilanit të përmirësojë infrastrukturën e saj brenda rrethojës, duke rregulluar edhe murin rrethues me izolim metalik.”Ende kemi borxhe të trashëguara, por shpresoj që do të gjenden mundësit që edhe të investojmë në infrastrukturën e nevojshme për nevojat e spitalit” tha Latifi. /rajonipress/