Eko Higjiena

KEK-u dhe Serbia lënë Kosovën pa rrymë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qytetarët e Kosovës, të hënën, janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Gjatë pjesës më të madhe të ditës në shumë pjesë të Kosovës nuk ka pasur rrymë.

Reduktime ka pasur edhe në Prishtinë, për dallim nga herët e tjera kur KEDS-i e kursen kryeqytetin nga reduktimet për shkak të koncentrimit të madh të qytetarëve. Fajtor për këto reduktime, përveç rënies së njësisë B1, është mosimplementimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes të KOSTT-it dhe operatorit serb të transmisionit, EMS.

Në komunikatën e lëshuar nga KEDS-i thuhet se për shkak të rënies së njësisë B1, e cila prodhon 250 megavatë dhe pamundësisë për të importuar energji elektrike do të ketë reduktime më të mëdha të energjisë elektrike.

Mobi Casa

Edmond Nulleshi, shef i shërbimeve në KEK ka thënë se njësia B1 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna të dielën në orën 23:00, shkruan Koha Ditore.

Thotë se KEDS-i është njoftuar me kohë për këtë ndalje. Ai ka thënë se punimet për rikthimin në punë janë duke vazhduar dhe se pritet që e njëjta të kthehet në punë të hënën në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.