Eko Higjiena

KEK s’i del në ‘fjalë’ Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Korporata Energjetike e Kosovës, duket të jetë e paqëndrueshme financiarisht pas ndarjes nga KEDS e cila u privatizua muaj më parë nga Limak-Çelik. Përveç që nuk ka arritur ta kthejë me kohë borxhin ndaj Qeverisë, kjo ndërmarrje nuk po ja del ta kthejë as interesin e grumbulluar nga kreditë e marra nga viti 2008.

Anjeta Zeqiraj- Saraqi, asistente e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut ka pohuar për Tribuna se KEK-u po kërkon nga Qeveria që të shtyjë kthimin e interesit për vitin 2012 dhe 2013 për kredit e marra nga vitet 2008-2012.

Fundamenti

Sipas sajë vlera e interesit për vitin 2012 është rreth 8.3 milionë euro, përderisa nuk ka treguar se sa është vlera totale e borxhit që KEK i ka Qeverisë.

Ajo sqaron se, kthimi i interesit dhe i principalit është ndërprerë me vendim të Komisionit ndërministror për Ndërmarrjet Publike më herët dhe arsyeja është ngase interesi i marrëveshjeve nuk është parapa me tarifat e aprovuara nga ZRrE.(Tribuna)