Fundamenti

KEK nuk dëmshpërblen të lënduarit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Korporata Energjetike e Kosovës nuk planifikon t’i kompensojë 16 të lënduarit e incidentit të 6 qershorit në termocentralin Kosova A.

Punëtorët e KEK për fat të mirë gëzonin sigurim shëndetësor. Por, me ketë rast u janë hequr vetëm shpenzimet e shërimit të tyre.

Zyrtarë të KEK-ut thonë se i kanë kryer obligimet ligjore ndaj tyre. Ndërsa, për dy personat tjerë që humbën jetën në këtë incident, KEK thotë se ka shpërndarë pjesën e parë të dëmshpërblimit tek familjarët e tyre.

Uji Dea

Por, dëmshpërblim pritet të kërkojë edhe KEDS. Sibas drejtorit ekzekutiv për shërbime në KEK, Edmond Nulleshi, KEDS është duke i bërë përllogaritjet e humbjeve nga shpërthimi, ndonëse thotë se KEDS nuk mundet me padit KEK-un për humbjet.

KEK ende nuk ka identifikuar as shkaqet që quan deri të ky shpërthim, që kushtojë me jetë të njerëzve e dëme materiale. /Rrokum TV/