UBT

KEK, Korporata e krimit

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Nga Halil Matoshi – Tre momente e kompletojnë panoramën puzzle në Korporatën Energjetike të Kosovës. Sëpari kjo kompani me dekada është një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, sëdyti me arrestimin e kryeshefit ekzkutiv Nagip Krasniqi, është thyer miti i pastertisë së partisë në pushtet, sepse ai ishte ndër njerëzit më të besueshëm të Lëvizjës Vetëvendosje!, dhe sëtreti, megjthëse Kryeministri Albin Kurti është ngritur kundër institucioneve kushtetuese të vendit, inkurajon funksionimi i sistemit, që nuk po bie.

Duke filluar pamjën blitz të KEK-ut, nepër dekada, lirisht mund të konkludohet se tregëtimi me energjetikë në Kosovë ka mundësuar ngritjën e një rrjeti mafioz që nga vitet ‘70-80 të shekullit të kaluar (këmbimet e dyshimta me Hekuranën e Shkupit) dhe i cili pas çlirimit të Kosovës është shndërruar në veprimtari fitimprurëse për politikanë, sekserë e grupe interesi.

Pas arrestimit të kryeshefit folën disa deputetë kontravers dhe kur publiku priste që kryeministri të inkurajonte hetimin dhe të rreshtohej me drejtësinë, ai habiti e armiqësinë e tij ndaj çdo gjëje që nuk e kosidron të tij në Kosovë.

“Prokurorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo pse jam unë. Jo pse jeni ju. Por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë, edhe popull”, tha në foltore të Kuvendit, Kurti. Deklaratë më anti-shtet (jo vetëm interferim në njërin nga pushtetet e ndara) nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë në një demokraci liberale si kjo e jona. Afërmendësh ka pasur ndërhyrje në gjyqësor edhe nga qeveritë e kaluara, por shumë më të sofistikuara dhe diskrete.

Mr. Kurti del hapur e në pikë të ditës brutalisht kundër institucioneve të shtetit dhe duke mësyrë ndërrimin e sistemit!?

Kryeministri nuk do me ndi se pushtetet në demokraci janë të ndara dhe për kryeprokurorin nuk ia kërkon askush vullnetin atij as Glaukut.

RCCOLA

Në anën tjetër, Presidentja Vjosa Osmank ka kohë që është jasht loje. Ajo e ka rrënuar parimin kontroll & balancë duke u rreshtuar me ideologjinë populliste anti-estabilishment.

Dmth. nuk është kërkah hiç!

Kryeministri Kurti është ngritë kundër shtyllave themeltare që e mbajnë shtetin në këmbë.

Sëkëndejmi secili personalitet publik duhet t’i inkurajojë gratë dhe burrat me integritet profesional dhe moral, në sistemin e drejtësisë (edhe në drejtësinë kushtetuese) të qëndrojnë fort në mbrojtje të vlerave demokratike, të pavarësisë së institucioneve shtetërore, që po sulmohen nga një pushtet arrogant, kuazidemokratik dhe skajshëm injorant.

Kur në mbrëmjen kur publiku e pa në pranga Kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, askujt nuk i kishte shkuar menja se Kryeministri dhe deputetë të pushtetit kanë për t’iu versult institucioneve të drejtësisë, në vend se të kërkonin hetim e zbulim të paanshëm të krimit të pandehur në KEK. Dhe deputetët e pushtetit, njëri thoshte se Nagip Krasniqi nuk është anëtar i VV-së (Arbër Rexhaj), tjetri pohonte se i sapo prangosuri është anëtar i VV-së, ndërsa një i tretë paralajmëronte atentat të sedisekujt ndaj tij (Halil Thaçi);

Më sa po shihet nga indikacionet, do të jetë skema më e madhe piramidale e mafias energjetike në Kosovë, e ndërlidhur me “mushkën financiare” të partisë së Kurtit, Vetëvendosje!?