RCCOLA

KEK dhe KOSTT ende nuk kanë pranuar vendimin e ZRrE-së për gjobë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

3.2 milionë euro është gjoba e ZRRE-së ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro gjoba ndaj operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut.

Ky vendim është marrë gjatë së premtes nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit.

UBT

Nga Korporata Energjetike e Kosovës në një përgjigje me shkrim për RTK-në kanë thënë se nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë vendim nga ZRRE në lidhje me këtë çështje dhe si rrjedhojë nuk janë në dijeni për përmbajtjen e tij.

Edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut – KOSTT – në përgjigje me shkrim kanë thënë se nuk mund t’i përgjigjen kërkesës rreth komunikatës nga seanca e fundit e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, deri në pranimin e ndonjë vendimi zyrtar.