Eko Higjiena

KEDS thotë se rregulloi prishjet në afat rekord

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Grupi i krizave, i krijuar nga KEDS për t’u përballur në mënyrë sa më efikase me pasojat e temperaturave të ulëta që mbizotërojnë aktualisht në Kosovë dhe në kushte të vështira atmosferike, ka treguar rezultate kundrejt rregullimit të prishjeve që u shkaktuan nga erërat e forta dhe të reshurat atmosferike.

“Në afat të shkurtë kohor, gjendja tanimë po përmirësohet në gjithë vendin. Sipas informative të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme dhe të pandërprerë nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në kushte jashtëzakonisht të rënda duke përfshirë edhe rrugë të pakalueshme, si dhe në saje të përkrahjes që i është dhënë ekipeve të prishjeve nga ekipet e mirëmbajtjes, KEDS ka arritur që të rregullojë afro 90 për qind të prishjeve të natës së mbrëmshme deri në këto momente, deri sa gjendja në gjithë vendin po përmirësohet me intensitet të shpejtë dhe në afat të shkurtër kohor.

Rrjeti ynë i trashëguar nuk i bëri ballë presionit të erërave të forta që madje dëmtoi edhe shtëpi dhe objekte tjera. Nga 150 prishje sa janë lajmëruar gjatë natës së mbrëmshme, si pasojë e erërave të forta, 125 prej tyre tanimë janë rregulluar, ndërsa në 25 prishjet e fundit ekipet janë ende duke punuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Mobi Casa

Varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga prishjet kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar e disa janë rregulluar më shpejtë.

“Tanimë prishjet vazhdojnë të jenë të limituara dhe kryesisht për shkak të mungesës së qasjes së punëtorëve të KEDS në vend-ngjarje për shkak të gjendjes së rrugëve dhe pamundësisë për të transportuar pajisjet. Në disa raste, punëtorët tanë madje kanë bartur me duar shtyllat dhe pajisjet edhe gjatë natës për shkak të terrenit të pakalueshëm nga bora e acari vetëm e vetëm që prishjet të rregullohen”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.