Fundamenti

KEDS premton rrymë për natën e Vitit të Ri, thotë se ka angazhuar qindra punëtorë e makineri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

KEDS, përmes një njoftimi, tha se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për festat e fundvitit, duke shtuar se ka angazhuar rreth 1000 punëtorë e qindra makineri që festa të jetë me drita.

“Për festat e fundvitit, KEDS ka angazhuar rreth 1000 punëtorë, të cilët do të jenë në dispozicion që konsumatorët tanë të kremtojnë me drita. Përveç tyre, KEDS ka angazhuar edhe makineri të mjaftueshme si mbështetje logjistike e punëtorëve në mënyrë që intervenimi, në rast nevoje, të jetë sa më i shpejtë dhe efektiv. Po ashtu, për festat e fundvitit do të jenë në dispozicion 135 makineri e automjete, prej tyre: 68 vetura, 31 platforma, 16 makineri të rënda, 16 bagerë dhe 4 automjete për detektimin e kabllove”, ka shkruar KEDS.

Ndërkaq, ai tha se përgjatë tërë verës janë kryer të gjitha mirëmbajtjet e parapara të rrjetit elektrik shpërndarës dhe janë implementuar afro 280 projekte në kuadër të planit investiv, me qëllim që të kemi një rrjet të qëndrueshëm.

Aktualisht, KEDS tha se sfidë vazhdon të mbetet rajoni i Ferizajt, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit dhe Gjilanit, si pasojë e mbingarkesave të shkaktuara.

Ndërkaq, për në Malishevë, KEDS tha se si rezultat i implementimit të super-përçuesit nga KEDS-i, kapacitetet janë dyfishuar dhe situata “po qëndron më mirë krahasuar me vitet e kaluara”.

FITORJA

Gjithashtu, KEDS ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike kudo që është e mundur.

“Kujdes të shtuar të kihet me ngrohjen me energji elektrike. Ftojmë konsumatorët që nëse kanë alternativa të tjera për ngrohje, t’i përdorin ato. Çdo përpjekje për kursim kontribuon në lehtësimin e ngarkesës dhe në përmirësimin e situatës për të gjithë”.

Në fund, KEDS uroi Vitin e Ri.

“Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre sfidave. Paçi një vit të mbarë e të suksesshëm, ju dhe familjet e juaja! Gëzuar Viti i Ri 2025!“.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.