FITORJA

KEDS paralajmëron: Prodhimi i energjisë, i pamjaftueshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova ende nuk po prodhon energji që t`i përmbushë nevojat e vendit. Në KEK thanë se po prodhojnë me ato kapacitete që i kanë në funksion, ndërsa në KEDS thonë se po marrin nga KEK-u rreth 850 MgW, derisa konsumi po arrin deri në 1200 MgW.

Sigurimi i energjisë mund të ndodhë nga deponimi i energjisë që është bërë gjatë verës si dhe blerja në tregu. Lajm i mirë është se çmimi i energjisë nga 500 euro megavati ka rënë në 260 këtë javë.

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë po shkon mbi 800 MWh, por ky kapacitet nuk e mbulon konsumin në vend, këtë e tha për RTK një zyrtar për medie në KEDS.

“Kemi një furnizim me energji elektrike stabile në Kosovë. Prodhimi vendor po shkon deri në 850 MgW në orë, ndërkaq konsumi po arrin deri në 1200 MgW në orë, pjesa tjetër po importohet. Varësisht prej kohës importi ndryshon por mesatarisht kemi një import në kohën e pikut prej mbi 200 MË në orë”, thotë Lulëzim Krasniqi, zyrtar për media në KEDS.

Krasniqi thotë se edhe çmimi i energjisë në bursat ndërkombëtare ka rënë kohët e fundit.

Hidromorava

“Aktualisht është 260 për MGh, krahasuar me javën e kaluar që ishte 500 euro”, tha ai.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës thanë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e njësive prodhuese për ta përballuar dimrin.

Një pjesë e energjisë për t’i mbuluar nevojat e vendit, KEK-u e ka marrë nga Shqipëria, si kompensim i energjisë që Kosova i ka dhënë gjatë verës.

“Korporata energjetike e Kosovës konform edhe licencës që ka operon me katër njësi prodhuese, dy të njësive Kosova A dhe dy të njësive Kosova B, ndërsa një njësi zakonisht qëndron si rezervë. Aktualisht jemi duke punuar me tri njësi, me dy të Kosovës B dhe një të Kosovës A, njësinë A3 e kemi ndaluar për të bërë një rifreskim”, tha Bucolli.

Për kapacitetet prodhuese të energjisë nga era në Kosovë, RTK ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, por e cila nuk është përgjigjur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.