FITORJA

KEDS nuk përjashton mundësinë e reduktimeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ende nuk është kthyer në funksion të prodhimit blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B”, që ka rënë nga prodhimi gjatë ditës së djeshme. Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, tha se derisa të rifillojë prodhimi në këtë bllok, nevojat e konsumatorëve do të mbulohen nga importimi i energjisë. Megjithëkëtë, Shkodra nuk përjashton mundësinë e reduktimeve.

Rënia nga prodhimi i bllokut të dytë të termocentralit Kosova B dhe prishjet në rrjetin e Prishtinës, kanë ndikuar që një pjesë e konsumatorëve të energjisë elektrike të përballen me reduktime të energjisë. Por zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, thotë se prishjet janë sanuar menjëherë gjatë ditës së djeshme. Njëkohësisht ai thekson se prej dje kanë filluar edhe importimin e energjisë, që do të vazhdojë derisa të kthehet në prodhim blloku përkatës.

“Blloku B2 ende nuk është kthyer në prodhim të energjisë elektrike, dhe nuk kemi informacione se kur do të kthehet. Sidoqoftë KEK-u është duke bërë të gjitha përpjekjet që blloku të kthehet në prodhim sa më shpejt që është e mundur derisa ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që të importojmë energji të mjaftueshme që të mbulojmë të gjitha kërkesat e konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thotë Shkodra.

Eco Higjiena

Ai nuk saktëson se çfarë orari i reduktimeve është duke u zbatuar dhe në cilat zona konkretisht, por pranon se aktualisht nevojat e konsumatorëve po mbulohen nga energjia e importuar dhe kapaciteti i zvogëluar gjenerues i KEK-ut.

“Sasia e importit ndërron për shkak të disponueshmërisë së energjisë elektrike në rajon, kështu që nëse nuk mund të mbulohen të gjitha kërkesat, atëherë fatkeqësisht jemi të detyruar të detyruar të bëjmë ndërprerje të energjisë elektrike”, thotë ai.

Ndryshe, zëdhënësi i KEDS-it thotë se janë duke u angazhuar në vazhdimësi për të siguruar energji të mjaftueshme, që qytetarët të mos përballen fare me reduktime. /RTK/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.