Eko Higjiena

KEDS: Nuk mund t’i rrisim pagat e punëtorëve, greva ilegale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarë të KEDS-it, janë shprehur të befasuar me vendimin e Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), për mbajtjen e grevave të paralajmëruara, që nga data 22 tetori, si pasojë e mos realizimit të kërkesës së punëtorëve, për ngritje të pagave. Madje ata i quajnë ilegale, grevat e paralajmëruara nga punëtorët e tyre, derisa nuk respektohen procedurat dhe hapat ligjor të përcaktuara me ligj. Në çfarëdo rasti, KEDS pret që Sindikata të ndërmarrë të gjitha aksionet, në pajtim me ligjin dhe rregulloret, që ndalojnë rrezikimin e procesit të punës në sektori jetik, si sektori i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike.

E reagimi i zyrtarëve të KEDS-it, vjen përmes një komunikate për media, ku thuhet se nuk mund të ketë rritje të pagave dhe se pagat të cilat i marrin punëtorët e KEDS-it, janë shumë më të larta se paga mesatare në vend.

“Besojmë që për shkak të natyrës së punës, të punësuarit në KEDS do të duhej të përkraheshin më shumë financiarisht dhe atë e bëjmë në vazhdimësi bazuar në performancë. Sidoqoftë, konsiderojmë që rroga mesatare në KEDS që është në vlerë prej 560 euro, është shumë më e lartë se rroga mesatare në Kosovë. Për më shumë, rroga minimale në KEDS tejkalon rrogën mesatare në Kosovë dhe për të qenë të drejtë në llogaritje nuk kemi përfshirë rrogat e nivelit të menaxhmentit”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë po ashtu thuhet se KEDS është ndërmarrje në pronësi private, të ardhurat e së cilës lejohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe se KEDS nuk mund të bëjë rritje të pagave, pasi që një gjë të tillë nuk e ka paraparë ZRRE.

Mobi Casa

“Është e rëndësishme të theksohet që ZRRE ka aprovuar të hyrat maksimale të lejuara për 5 vitet e ardhshme (deri në vitin 2014) para se KEDS të fillojë operimin me rrjetin, dhe në kosto operative nuk ka paraparë ngritje të pagave. Si pasojë, KEDS nuk mund të bëjë ngritje të kostove operative, respektivisht pagave, nëse ZRRE nuk ka paraparë aprovim për një ngritje të tillë”, thuhet në komunikatë.

KEDS po ashtu vlerëson se në rast se pagat ngritën dhe aprovohen nga ZRRE, një veprim i tillë do të reflektonte në ngritje të tarifave të energjisë elektrike, gjë që sipas tyre konsumatorët nuk e vlerësojnë pozitivisht.

“Për më shumë, ngritja e fundit e aprovuar e tarifave, është bërë për të mbuluar kostot e ngritura të importit pas aksidentit në KEK, dhe ngritja e pagave do të thotë kapacitete më të vogla të importimit dhe përfundimisht, më pak energji për konsumatorët tonë edhe pse ligjërisht ne nuk jemi të lejuar të bëjmë ndryshime të tilla në të hyrat e lejuara”, thuhet në komunikatëne KEDS-it.

Ndryshe, KEDS ka treguar gatishmërinë, për të diskutuar të gjitha çështjet e ngritura nga Sindikata dhe në këtë kontekst thuhet se respekton ligjin dhe aktet tjera juridike në fuqi, në lidhje me marrëdhëniet me punëtorë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.