FITORJA

KEDS me sigurim te konsumatorët për shkyçje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Çdo konsumator i energjisë elektrike që nuk ka arritur t’i kryejë pagesat me rregull ndaj KEDS-it, nga muaji i ardhshëm do të përballen me pjesëtarë të sigurimeve të cilët pritet t’ia lehtësojnë punën policisë. Këta pjesëtarë të sigurimit do të shkyçin të gjithë konsumatorët nga rrjeti elektrik që nuk kanë kryer me kohë pagesat. Për kryerjen e këtyre shërbimeve KEDS ka kontraktuar dy kompani; “Besa Security” dhe “Security Code”.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, ka njoftuar për Tribuna se kompania e sigurimit është kontraktuar nga KEDS me procedura të rregullta të tenderimit për të bërë shkyçjen dhe për të siguruar ndërrimin e njehsorëve. “Kontraktimi i kësaj kompanie është bërë me qëllim të rritjes së cilësisë dhe performances së KEDS-it dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorë”, ka thënë Shkodra.

ARKATANA

Ai ka njoftuar të gjithë konsumatorët që nuk bëjnë pagesat e energjisë elektrike në kohë, janë subjekt i shkyçjes në bazë të Rregullës për Shkyçjen dhe Rikyçjen e Konsumatorëve në Sektorin e Energjisë të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. “Luteni të keni parasysh që pagesat në kohë të energjisë elektrike janë në të mirë të shoqërisë, konsumatorëve të rregullt dhe gjithë sektorit të energjisë elektrike”, ka thënë Shkodra…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.