KEDS investon në Hodonovc të Kamenicës, banorët të kënaqur me zgjidhjen

Gjilan – Në fshatin Hodonovc të Kamenicës KEDS ka investuar në trafostacionin e ri dhe rreth 13300 rrjet kryesor kabllor. Besnik Sherifi menaxher për projekte në KEDS tha se këto investime synim kryesor kanë që banorët të ndihen të sigurt për shkak të kabllove dhe telave të shkapërderdhur. Banorët këtë investim e shohin si shumë të qëlluar dhe domethënës për komunitetin.
Fshati Hodonovc ka përfituar një investim të madh nga ana e KEDS krejt kjo pasiqë trafoja e re dhe rrjeti kabllor ajeror kanë mundësuar furnizimi më të mirë të energjisë dhe siguri më të madhe për banorët.
Raif Basha banor tha për rajonipress se investimi i KEDS-it ia ka vlejtur dhe se janë tepër të kënaqur pasiqë zgjidhja përfundimtare është shumë pozitive për ta. “Ky investim ka bërë që vërtet të ndihmi më rehat për shkak se shtyllat ishin të vjetra dhe kabllot e rrjetit ishin të rrezikshme për kalimtarët. Tani kemi një situatë krejt të re sepse kemi shtyllat e betonit, trafon e re dhe rrjetin kabllor të ri” u shpreh Basha.
Kurse Besnik Sherifi menaxher për projekte në KEDS tha se këto investime po bëhen për të eliminuar të gjitha rreziqet si për banorët ashtu edhe për punëtorët e KEDS-it që dalin në teren.”Jemi të kënaqur me finalizimin e këtij projekti sepse është bërë një zgjidhje adekuate” tha Sherifi.
Sipas Sherifit ky projekt përfshinë TSSH prej 250 kVA me gjithsejtë 115 shtylla betoni derisa përfitues janë rreth 190 konsumator. Gjithashtu kemi instaluar një rrjet kabllor ajeror prej 4300 metrave dhe 9000 metra për nevojat e konsumatorëve që gjithsejtë shkon në 13300 metra rrjet kabllor tha Sherifi./rajonipress/