KEDS-i terrorizon qytetarët, me orë të tëra lagjet e qytetit pa rrymë

Gjilan – KEDS-i e ka fituar zanatin e ish KEK-ut. Të hënën për më shumë se pesë orë lagja e tetë nuk ka pasur energji elektrike. Sahit Abazi këshilltar komunal thotë për rajonipress se kot reduktime e nervozojnë qytetarin e ndershëm dhe të sinqertë të cilët me kohë i paguajnë faturat.
KEDS-i të hënën për orë të tëra ka terrorizuar lagje të qytetit të Gjilanit. Lagja e tetë që llogaritet ndër lagjet më të mëdha në Gjilan nga ora 10 deri në ora 15 ka qenë pa energji elektrike.
Sahit Abazi këshilltar komunal nga kjo lagje thotë për rajonipress se ky veprim i KEDS-it është një terror mbi qytetarët e kësaj lagje të cilët janë të rregullt në pagesa dhe detyrime shtetërore. “Vërtet nuk e kuptojë këtë gjest të KEDS-it kur dihet se lagja e tetë është e para që paguajnë me rregull faturat e KEDS-it. Të gjitha pagesat shtetërore i paguajnë me kohë dhe unë pres reagim të ashpër të banorëve të kësaj lagjeje kundër veprimeve të KEDS-it” tha Abazi.
Kjo nuk është hera e parë që KEDS-i ndëshkon lagjen e tetë dhe lagje të tjera të qytetit. Jo zyrtarisht në KEDS thanë se ka pasur punime në këtë lagje dhe pastaj edhe reduktime. /rajonipress/