Eko Higjiena

KEDS-i rehaton lagjen te “Posta e vjetër” në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – KEDS-i ka investuar në shtylla betoni dhe kanal kabllor në lagjen “Posta e vjetër” ku përfitues janë rreth 200 konsumator.

E njohur si lagja “Posta e vjetër” në Kamenicë, KEDS-si së fundit ka investuar në një projekt që ka arritur të vendos rreth 78 copë shtylla betoni.

Ismet Morina banor në këtë lagje thotë se ky investim ia ka kthyer edhe pamjen lagjes. “Tani shtyllat janë në vendin e vet përskaj rrugës dhe jo si më parë vend e pa vend. Edhe telat e mëparshëm janë zhdukur gjë që kanë paraqitur probleme e pasiguri për qytetarët” thotë ai.

Uji Dea

Ndërsa Besnik Sherifi menaxher për projekte në KEDS thotë se investimi në këtë lagje ia ka vlejtur dhe jemi në përfundim të investimeve.

Sherifi tha se në këtë projekt janë përfshirë ose vendosur 55 Blindë ( 2 + 1 TR = 400 kVA) si dhe 400 metra kanal kabllor.

Në këtë projekt të KEDS-it kanë përfituar 200 konsumator ndërsa janë instaluar 5200 metra kabull në rrjetin kryesor dhe 11350 për kyçjet e konsumatorëve që në total arrin në 16550 tha Sherifi./rajonipress/