ARKATANA

KEDS-i, pret qytetarët e Kosovës me të dy anët e shpatës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – KEDS, në emër të mirëmbajtjeve, bënë reduktime nëpër të gjitha vendbanimet, ndërsa qytetarët i mashtron me gjoja punime në rrjet. ZRRE-ja, ka pranuar shtrenjtimin e energjisë, dhe sivjet qytetarët do të paguajnë më së paku 10% më shtrenjtë, energjinë elektrike. Ky është “një shërbim” që ua bënë KEDS-i, qytetarëve.

KEDS pret me dy shpata, në njërën anë ka filluar sezonën me tarifën dimërore të energjisë, ndërsa në anën tjetër nuk blenë energji në tregun rajonal as ndërkombëtarë për shkak se energjia elektrike ka një çmim goxha të shtrenjët.

UBT

Për këtë mashtrim, gënjeshtër dhe papërgjegjësi të KEDS-it, kërkojmë nga organet qeveritare që të marrin hapin e duhur, por edhe nga qytetarët që mos t’i marrin si të vërteta deklarimet e kësaj organizate, për gjoja punime në rrjet, në emër të së cilës, redukton rrymën nga disa orë në ditë.!/rajonipress/