KEDS-i nuk kursen as fluksin e madh të mërgimtarëve
Gjilan – Edhe pse tani është koha e mërgimtarëve KEDS-i thuajse s`ka ditë që nuk ndërprenë energjinë në Gjilan. Edhe pse këto janë ndërprerje të planifikuara megjithatë mërgimtarët ndihen të dëshpëruar nga ky gjest i KEDS-it, i cili po ua trazon pushimet.
Sipas njoftimit të KEDS-it sot parashikohen ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte në Gjilan1. Më 28.07.2016 në NS 35/10kV Gjilan IV do të shkyçet: Dalja 10kV Bregu i Thate( 60063011) prej orës 12:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Bregu i Djegur, rrugët: Zejnullah Halili, Arben Ramadani, Bajram Llovca 1,2,3,4, Mustaf Kokaj, Skifter Arifi dhe një pjesë e rr. Lidhja e Prizrenit. Shkyçja bëhet për shkak të energjizimit të TS 1000 kVA i ri.
Kurse në Kamenicë më 28.07.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet:
Dalja 10 kV Muçivërci (62000011) prej orës 11:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Berivojcë, Qarrakofc, Dajkovc, Shipashnicë e Ulët, Muçivërc, Rogoçicë, Novosella dhe Karaçeva e Ulët dhe e Epërme.
Arsyeja e shkyçjes: revizionim i LP-it, ndërrim i shtyllave të tensionit të lartë degëzimi kah Hogoshti./rajonipress/


