Uji Dea

KEDS -i dhe kontraktuesit e saj terrorizojnë Gjilanin, ndërprerje ekstreme të energjisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Të shtunën në shumë lagje të qytetit të Gjilanit nuk ka pasur energji elektrike pothuajse mbi 7 orë. Ngjashëm pritet të jetë edhe nesër me ndërprerje ekstreme. Ky është krim ndaj qytetarëve dhe klientëve. Pavarësisht arsyetimeve të KEDS-it se kontraktorët përmes punëkryesve janë fajtor për këto vonesa, megjithatë përgjegjësin e bartë KEDS-i.

Mbi 7 orë të shtunën nuk ka pasur energji elektrike në shumë pjesë të Gjilanit. Nga ora 13.00 deri në ora 20.00 Gjilani ishte në terr dhe i izoluar. Qytetarët thonë se ky është krim ndaj tyre dhe ndaj klientëve të rregullt.

UBT

Enveri një banor në lagjen e tetë thotë se edhe nëse KEDS-i e ka paralajmëruar ndërprerjen e energjisë, të mos kesh energji elektrike 8 orë është e tmerrshme.”Vërtet jemi kthyer në kohën e mesjetës sepse kështu nuk mund të jetohet. Neve nuk na interesojnë kontraktorët e KEDS-it sepse ne e paguajmë rregullisht energjinë elektrike” tha ky banor i shqetësuar.

Burime brenda KEDS-it thanë për rajonipress se kontraktori – punëkryesi është vonuar me punën sepse ka pasur probleme me mekanizëm, meqë vinçi për ngritjen e shtyllave ka pasur defekt. Por ky arsyetim aspak nuk e mbulon terrorin që po ua shkakton qytetarëve KEDS-i. Gjilanas përgatituni edhe nesër sepse ngjashëm do të ketë ndërprerje./rajonipress/