RCCOLA

KEDS-i dhe IPKO bëjnë hajgare me Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të dielën gjatë tërë ditës KEDS dhe IPKO kanë maltretuar qytetarët e Gjilanit. KEDS nuk ofronte rrymë kurse IPKO nuk ofronte internet. Edhe njëra edhe tjera synojnë majat e marketingut dhe thithin para të majme nga qytetarët, por shërbimet i kanë të dobëta.

KEDS gjatë gjithë ditës së diel nuk ka arritur ta stabilizojë furnizimin me energji elektrike. Ndërprerje të shumta janë shënuar në disa laje, por më e theksuara ishte lagjja e tetë.

Ndërprerjet e shpeshta dhe të paparalajmëruara nga ana e KEDS-it kanë dëmtuar e prishur shumë instrumente dhe teknikë amvisërie thonë banorët e kësaj lagjeje.

RCCOLA

Edhe IPKO të dielën ka dështuar tërësisht pasiqë komplet Gjilani gati ishte pa internet dhe variles. Madje IPKO edhe të hënën ende nuk ka arritur ta stabilizojë gjendjen pasiqë shumica mbeten pa internet. Kjo papërgjegjësi totale e KEDS-it dhe IPKO-së ka irrituar tej mase banorët e lagjes së tetë, por edhe shumë qytetar të lagjeve tjera.

KEDS-i tregohet i pamëshirshëm kur janë në pyetje 1 euro borxh kurse nuk jep asnjë llogari për prishjet dhe vonesat pa energji elektrike shprehen të revoltuar banorët. /rajonipress/