Fundamenti

KEDS dhe punëtorët kërcënojnë njëri – tjetrin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Qindra punëtorë të KEDS-it kanë protestuar para zyrave të kësaj ndërmarrjeje duke kërkuar ngritje të pagave si dhe disa kërkesa tjera. Thonë se kështu do vazhdojnë edhe në ditët në vijim, e të hënë, do paralajmërojnë grevë, nëse nuk u plotësohen kërkesat. KEDS i paralajmëron që mund të marrin masa, nëse ata nuk respektojnë Ligjin.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës, Fehmi Pajaziti, ka thënë se protesta është organizuar nga pamundësia për të arritur zgjidhje në ndonjë formë tjetër dhe ka shtuar se kjo do të vazhdoj.

Pas protestës një orëshe, protestuesit janë shpërndarë të qetë derisa e kanë paralajmëruar KEDS-in, se do të presin vetëm deri në javën e ardhshme, në mënyrë që të ndërmerr masa në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Do të presim, do ti japim hapësirë dialogut, kemi qenë për dialog, jemi ende, mbesim të hapur dhe shpresoj që mos të vijë deri te ajo, mirëpo në qoftë se do të vij deri te ajo, do t’i japim hapësirë kohore prej një jave deri të hënën dhe do të bazohemi në ligjin mbi grevat sepse e dimë që ligji mbi grevat është ligj i veçantë qe ka dalë prej ligjeve tjera dhe do të bazohemi pikë për pikë pa dal prej tij”, ka thënë ai.

Pajaziti i ka bërë thirrje menaxhmentit të KEDS-it që të arrijnë një marrëveshje me dialog dhe mos t’i detyrojnë, siç ka thënë ai, që ta bllokojnë këtë korporatë.

Fundamenti

“Le te dimë se gjendja socio-ekonomike të punëtorëve të KEDS-it, tash ndërmarrje e privatizuar ka ardh në nivel që ose të ngritën pagat ose të shkoj deri te ajo më e keqja prandaj mos të vijmë deri te ajo, mos të lejojmë hapësirë, të ulemi dhe të dialogojmë në kërkesat tona dhe mos të vijë deri te ajo bllokimi ose greva total e punës në KEDS. Nuk kisha pas dëshirë dhe besoj se nuk kishim deshtë si përfaqësues të juaj legjitim nuk kishim deshtë që të vij deri te ajo bllokimi gjegjësisht hyrja në grevë mirëpo në qoftë se shkohet me kë të avaz le te llogarit menaxhmenti dhe pushtetarët tanë se pa dashjen tonë na kanë privaizu ose na kanë tjetërsua se do të jetë keq edhe për konsumatorin por edhe punëtorin por do të jetë vonë atëherë kur do të intervenohet”, është shprehur ai.

Ndërkohë, përveç rritjes së pagave, punëtorët e KEDS-it kërkojnë edhe formimin e komisionit për hartimin e marrëveshjes kolektive, pagesën e orëve jashtë orarit për të gjithë punëtorët, pagesën e punës në festë dhe jashtë orarit të punës, etj.

Megjithatë, zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, i kontaktuar me telefon nga Kosovapress-i, ka thënë se paga mesatare e punëtorëve të KEDS-it është mbi 500 euro derisa ka shtuar se kjo kompani do t’i përmbahet vetëm ligjit për këtë korporatë.

Shkodra nuk ka dashur të flas më shumë rreth protestës dhe kërkesave të punëtorëve me arsyetimin se këto qëndrime janë bërë të ditura ditë më parë përmes dy komunikatave për medie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.