Fundamenti

KE i kërkon Kosovës tejkalimin e bllokadës politike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni Evropian rithekson vlerësimet e përparimeve të Kosovës në procesin e themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte dhe i bën thirrje asaj të përmbushë kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Vlerësimet janë pjesë e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, i cili matë përparimin e këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të përmbushur kriteret për këto integrime.

Në pjesën për Kosovën, Komisioni Evropian mirëpret hyrjen ne fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në muajin prill të këtij viti, që sipas tij. siguron kuadrin gjithëpërfshirës për marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, shkruan zeriamerikes.com.

Komisioni konstaton se Kosova ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, duke i lejuar Komisioni të nxjerrë një propozim formal në maj të vitit 2016 për heqjen e vizave, me kusht që dy kërkesat e mbetura – ajo për ratifikimin e marrëveshjes për me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit – të përmbushen. Puna e parlamentit është ndikuar negativisht nga pengesat thelbësore nga parti të ndryshme politike.

UBT

Në raportin e Komisionit u bëhet thirrje “aktorëve politikë që të gjejnë rrugën për tejkalimin e bllokadës së zgjatur politike dhe të hapin rrugën për reformat në veçanti për sa i përket sundimit të ligjit dhe nevojës për reforma strukturore ekonomike që trajtojnë shkallën e lartë të papunësisë”.

Komisioni përfundon se Kosova ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare për ngritjen e Gjykatës së Posaçme “për hetimin e pretendimeve për krime në kontekstin e konfliktit në vend”. Mandati i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit është zgjatur deri në qershor të vitit 2018. Kosova duhet të thellojë angazhimet në bisedimet me Serbinë përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, thuhet mes tjerash në përfundimet e raportit të Komisionit Evropian.

Po kjo kërkesë i është shtruar edhe Serbisë në raportin e Komisionit në të cilin thuhet se prej kësaj varet hapja e kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.