KKVITI

Kë e akuzon babai i Hakifit për vrasjen e Ilir Konushevcit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas reagimeve të shumta të bëra në adresë të KTV-së rreth lajmit të djeshëm, në të cilin babai i heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu, akuzon Nait Hasanin dhe Bislim Zogajn për vrasjen e të birit të tij dhe Edmond Hoxhës Kohavision e ka publikuar të plotë deklaratën e tij.

Në këtë deklaratë të transmetuar në emisionin Interaktiv të KTV-së, Zejnullahu, përveçse konfirmohen deklaratat e djeshme të bëra nga vet ai, e të cilat në reagimin e familjes Zejnullahu është thënë se janë nxjerrë nga konteksti, aty ai bën edhe një akuzë ndaj një figure tjetër politike në vend.
Ai akuzon Xhavit Halitin për vrasjen e Ilir Konushevcit.

FIDANISHTJA

“Ku janë organet e rendit? Unë nuk e di. Ata që janë sot në pushtet e kanë bërë këtë. Ata nuk është dashur t’i lejojnë as Bislim Zogajn, as Nait Hasanin e as Xhavit Halitin të bëhen deputetë. Kush e ka vrarë Ilir Konushevcin? Këta e kanë vrarë! Xhavit Haliti e ka vrarë!”, ka deklaruar Zejnullahu.
Ndërsa, në deklaratën e djeshme, Zejnullahu ka treguar për vrasjen e Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

“Nait Hasani ka rënë në burg të martën, më 28 janar. Këta janë vrarë më 31 janar, të premten. Ata, si Zahir dhe Hakif, s’i ka ditë as Naiti dhe as policia dhe as që ka ditur t’iu tregojë atyre, por u ka thënë se ata udhëtojnë me këtë “Lada”, këtë ngjyrë dhe me këtë numër. Dhe me 31 janar, prej Podujevës e deri në Prishtinës, udhëkryqet kanë qenë të bllokuara dhe të gjitha vetuar në këtë ngjyrë i kanë ndalur”, ka treguar Sabit Zejnullahu. /koha.net/