Fundamenti

KDNJ: Qeveria t`i ndërpres metodat e vjetra të presionit dhe shantazhit ndaj shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli për të Drejtat e Njeriut reagon ndaj kërkesës së organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik “Iliri”, përkatësisht personit fizik – Ilirian Jusufi, si pronar i kafiterisë “Iliri” (Ish-“Club”), për siç pretendohet, shkeljen e nenit 41, pika 1, nën-pika 3 e Ligjit mbi dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe hymnit të Republikës së Serbisë.

KDNJ rikujton se neni 79 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë ia njeh njëherësh të drejtën pjesëtarëve të pakicave kombëtare për t’i shprehur veçoritë e tyre kombëtare, si dhe të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare në hapësirat publike. Një e drejtë e tillë është e garantuar edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Serbisë.

KDNJ vlerëson se referenca ligjore në të cilën bazohet në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme është jo vetëm në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe me konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut; por është e orientuar qëllimshëm mbi nenin 41 të Ligjit mbi dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe hymnit të Republikës së Serbisë; duke e ndërlidhur realisht me nenin 16 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, që e ndalon përdorimin e simboleve kombëtare të cilat janë identike me simbolet e shteteve të tjera.

Eco Higjiena

Këshilli për të Drejtat e Njeriut vlerëson se është e domosdoshme që sa më shpejtë të harmonizohet Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, si dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. KDNJ shpreh gjithashtu dyshimin e saj ndaj procedurës së inicuar ndaj personit fizik Ilirian Jusufi në cilësinë e personit juridik, duke pasur parasysh se vetë organet shtetërore të sigurisë po vërtetojnë se zbatojnë përsëri standarde selektive, ngase më 28.11.2014, flamuri kombëtar shqiptar është ngritur edhe nëpër institucione shtetërore/publike në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, mbase më të rëndësishme për nga përgjegjësia juridike; e si të tilla, ato nuk janë proceduar fare nga po i njëjti organ për të njëjtën vepër.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut e fton Qeverinë e Republikës së Serbisë që sa më shpejtë të zgjidhë çështjen e përdorimit ligjor të simboleve kombëtare shqiptare në Serbi dhe t’i ndërpret metodat e vjetra të presionit dhe shantazhit në emër të shtetit ligjor, thuhet në reagimin e KDNJ-së./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.