KDNJ dënon veprimet e fundit të Xhandarmërisë në Bujanoc

Këshilli për të Drejtat e Njeriut që vepron në Luginë dënon veprimet e fundit të xhandarmerisë serbe në dy vendbanimet shqiptare Tërnoc i Madh dhe Lluçan të Bujanocit.

“Kontrollimi i automjeteve i para pak ditëve nga ana e forcave të xhandarmerisë serbe në hyrje të fshtatit Tërnoc dhe punimet e sotme në afërsi të Lluçanit, punime këto që po vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës nga ana e tyre, kanë krijuar pasiguri tek qytetarët shqiptarë të atyre trevave”, thuhet në reagimin e KDNJ-së.

Sipas Këshillit për të Drejtat e Njeriut “veprimet e xhandarmërisë cenojnë jo vetëm lirinë e qarkullimit, por edhe janë në kundërshtim me normat dhe rregulloret vendore për kontrollimin e trafikut, si dhe me angazhimet e autoriteteve shtetërore, për garantimin e lirisë së qarkullimit dhe kontrollimin e trafikut nga ana e policisë lokale dhe republikane”.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se veprimet e xhandarmerisë serbe nuk janë në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; të proklamuara si synim, nga ana e qeverisë republikane njofton titulli./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).