Uji Dea

KDI: Riprocedimi i amendamenteve për Specialen, presione ndaj deputetëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Instituti Demokratik i Kosovës deklarimet dhe zotimet e vazhdueshme të pushtetarëve se amendamenti që i hap rrugë Speciales do të rikthehet dhe do të votohet në Kuvendin e Kosovës i sheh si presion karshi deputetëve, transmeton KTV.

Driton Selmanaj nga ky Institut ka thënë se kjo mund të shihet si presion, por ka thënë se nuk është çudi që deputetët të ndryshojnë mendimin. Ai ka thënë se riprocedimi nuk është praktikë e zakonshme, por ka përmendur disa raste nga e kaluara kur brenda ditës deputetët kanë votuar në mënyra të ndryshme, duke mos e ditur se çka po votojnë.

Selmanaj ka marrë si shembull edhe rezoluta duke thënë se një ditë është votuar një rezolutë e të nesërmen një kundërrezolutë nga deputetët. Ai ka thënë se është mirë që riprocedimi i çështjeve në Kuvend nuk është e rregulluar me Rregulloren e Kuvendit, sepse në të kundërtën, sipas tij, duke riproceduar disa herë të njëjtën çështje, Kuvendi do të ishte një institucion pa integritet.

UBT

Selmanaj këto deklarime i ka bërë pas prezantimit të Raportit për punën 6 mujore të Kuvendit të Kosovës, janar-korrik 2015.
Në KDI thanë se dy muajt e parë të punës së legjislativit kanë qenë tejet të dobëta, ndërsa 4 muajt vijues shumë më aktivë. Gjithashtu është kritikuar papërgjegjësia e ministrave për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Ndërkohë i pyetur se nëse legjislatura e pestë është më e përgjegjshme se ajo paraprake, Selmanaj ka thënë se është herët të ketë vlerësim të tillë, por tha se jo shumë ndryshojnë nga legjislatura e kaluar.
Me një raport tjetër KDI pritet të dalë për punën një vjeçare të Kuvendit.

http://koha.net/?id=27&l=66514