UBT

KDI kritikon Vetëvendosjen: Thirrjet kundër Gjykatës Supreme janë nxitje për anarki

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij, po sulmojnë sistemin e drejtësisë dhe po nxisin qytetarët të mos i respektojnë vendimet gjyqësore.

Në një postim publik, Kryeziu ka deklaruar se ajo që po bën Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve të saj më të lartë, përbën një thirrje të hapur për anarki.

“Është folur shumë për ndërhyrje, për presione, për zvarritje, për mosefikasitet dhe drejtësi selektive. Por, përkundër të gjitha këtyre dobësive, nuk mbaj mend që ndonjëherë njerëz me pushtet të kenë dalë haptazi kundër sistemit të drejtësisë duke refuzuar publikisht zbatimin e vendimeve gjyqësore,” ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Kryeziu thekson se, ndryshe nga rastet individuale të mëparshme si arratisjet apo mosbindjet, tani bëhet fjalë për thirrje të drejtpërdrejta nga figura shtetërore për të mos respektuar vendimet e Gjykatës Supreme.

“Kjo nuk është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki. Kjo është ftesë e hapur për ta kthyer rendin shoqëror nga kushtetuta dhe ligji, te normat e vetëgjyqësisë dhe vlerat kanunore,” ka shtuar ai.

Në përfundim, Kryeziu ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të legjitimuar këtë qasje, përbën një rrezik serioz për shtetin ligjor dhe për vetë themelet e demokracisë në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.