KDI dhe Vitia të përkushtuara që përmes dëgjimeve buxhetore të arrijnë realizimin e kërkesave të banorëve të lokaliteteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës, kanë zhvilluar sot një takim me bordin e drejtorëve komunal të komunës së Vitisë, me të cilët kanë diskutuar për anketimin e fundit të zhvilluar gjatë muajve prill, maj, qershor, me që rast edhe kanë bërë skanimin e problemeve që i kanë identifikuar qytetarët, si nevoja prioritare të projekteve në të ardhmen.

Përfaqësuesit Ahmet Rushiti dhe Adelina Hasani kanë bërë të ditur se misioni i KDI-së është që të mbështes zhvillimin e demokracisë duke fuqizuar qytetarët dhe sektorin joqeveritar për të ndikuar në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare dhe përmirësimit të efikasitetit të këtyre institucioneve, përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Në këtë kontest, ata u shprehën të interesuar që të përfshijnë dhe adresojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, përmes dëgjimeve publike. Po ashtu njoftuan edhe rreth hulumtimit të bërë nga KDI në 11 komuna të Kosovës, mes të cilave edhe të Vitisë, ku janë identifikuar problemet dhe nevojat e banorëve në lokalitetet e komunës së Vitisë.

Fundamenti

Besjan Haziri që është angazhuar si pjesë e projektit për rritjen e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale në rolin e koordinatorit në terren për komunat e Vitisë dhe Kamenicës, prezantoi rezultatet e këtij anketimi, ku në bazë të këtyre anketimeve komuna e Vitisë del në nivel të kënaqshëm sa i përket infrastrukturës rrugore, trotuareve, sistemit të kanalizimit, por që në anën tjetër ballafaqohet me probleme që janë edhe të nivelit nacional si ujësjellësi, menaxhimi i mbeturinave, problemi i transportit publik dhe stafit mjekësor nëpër punktet shëndetësore nëpër lokalitete.

Megjithatë, përfaqësuesit e KDI-së u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me komunën e Vitisë, njeherit edhe shprehën interesim për organizmin edhe të disa dëgjimeve buxhetore nëpër lokalitete, krahas atyre që janë paraparë të mbahen nga data 15 gusht./rajonipress/