Fundamenti

KD i PDK-së: Rruga i rrezikon vlerat tona demokratike dhe perëndimor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të drejtuar nga kryetari Hashim Thaçi, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e degëve dhe deputetët e Grupit parlamentar të PDK-së, u diskutua për situatën aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet brenda PDK-së.

Në mbledhje, nga anëtarët e KD dhe strukturat e pranishme iu dha shtytje dhe mbështetje e plotë proceseve të integrimit të PDK-së në familjen e partive të djathta popullore evropiane, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në mbledhje u vlerësua përmbyllja e procesit zgjedhor të RDK-së dhe GDK-së dhe përkushtimi për vazhdimësinë e reformave programore të këtyre organizatave brenda PDK-së.

ARKATANA

Në rrafshin e përgjegjësive institucionale, PDK do të vazhdojë kryerjen e obligimeve para qytetarëve të vendit për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, përkatësisht reformat ekonomike në vend dhe përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të vendit.

Rruga e zgjidhjes së çështjeve shqetësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jetë formë institucionale, në të kundërtën rrezikohen vlerat tona demokratike dhe perëndimore, që kemi arritur deri tani, thuhet në fund të njoftimit. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.