Uji Dea

KBI viziton FSK në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të mërkurën kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit Naim ef Aliu së bashku me anëtarët e këshillit vizituan batalionin e parë të FSK-së në Gjilan për urimin e transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës, delegacionin e KBI-së e priti nënkoloneli i batalionit të parë Berat Shala me bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Naim Aliu në emër të këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit e uroi nënkolonelin Berat Shala për transformimin e FSK -së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe gjithë popullin shqiptarë.

Mobi Casa

Ndërsa nënkoloneli Berat Shala falënderoi kryetarin Aliu dhe stafin e tij për vizitën që i kanë bërë Batalionit të Parë dhe për urimin që i bënë me rastin e transformimit të FSK-ë në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Në fund Kryetari Naim Aliu i dhuroi një mirënjohje FSK-së./rajonipress/