Eko Higjiena

KBI: Të intensifikohet jeta institucionale fetare dhe pozita e saj në shoqëri

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc – Dje, në lokalin e KBI-së në Bujanoc, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të përkohshëm të Bashkësisë Islame të Bujanocit, pas emërtimit nga kryesia e BIPBM-së, të cilën e përfaqësoi kryetari Bejtullah ef. Bejtullahu, me anëtarët e rinj: Seid Amidi, Argjend Xhelili, Ibrahim Rrustemi si dhe Sedat Kadrijeviq.

Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe Myftiu i Luginës, koordinator për lëndën fetare në shkollat fillore dhe të mesme për Luginën e Preshevës, H. Nexhmedin ef. Saqipi dhe sekretari gjeneral i BIPBM-së, Refik Memeti, u bisedua për shumë tema, të cilat me vite i preokupojnë interesat e besimtarëve të Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje me theks të veçantë ishte i fokusuar Këshilli i Bashkësisë Islame të Komunës së Bujanocit, intensifikimi i jetës institucionale në Komunën e Bujanocit, si dhe jeta fetare e besimtarëve dhe pozita e saj në shoqëri, në shtet si dhe të ngriten ura bashkëpunimi me të gjitha institucionet e Komunës së Bujanocit dhe më gjerë.

Uji Dea

Në këtë drejtim u diskutua, që të rregullohet sa më shpejt statusi i Imamit, i cili në të gjitha xhamitë nuk e ka të garantuar sigurimin pensional dhe se këshilli do të bëj ç’mos që të gjithë Imamëve dhe nëpunësve të Komunës së Bujanocit t’ua rregulloj këtë problematikë, në bashkëpunim me organet kompetente të BIPBM-së, përndryshe problemi në të ardhshmen do të jetë edhe më i koklavitur ngase nuk mundet njëkohësisht punëtorët e Bashkësisë Islame të kenë të themeluara dy vende pune edhe Imam edhe profesor i lëndës fetare. Në vazhdim të këtij takimi u diskutua edhe për parapërgatitjet për të ardhshmen ku lënda fetare do të bëhet obligative dhe se vendimet e profesorëve do të jepen të përhershme.

Vlen të theksohet se Myftiu Nexhmedin Saqipi, ndër të tjera në këtë mbledhje e paralajmëron Këshillin e Bujanocit, që të punohet në drejtim të sigurimi të të dhënave për çdo nëpunës të Bashkësisë Islame, pavarësish sa vende të punës i ka, meqë Ligji ia mundëson atyre vetëm një vend pune e jo tri a katër. Ata duhet të zgjedhin ose Imam, ose profesor. Bashkësia Islame duhet të merr fizionominë e institucionit e cila i përgjigjet reformave dhe ndryshimeve. Në këtë rrugë s’ka anime edhe divergjenca politike dhe as privilegje, tha Myftiu Nexhmedin Saqipi.

Gjithashtu, Nexhmedin Saqipi e këshillon Këshillin e përkohshëm, që shërbimet juridike të gjithë punëtorëve të Bashkësisë Islame të kryhen, pavarësisht kush është dhe kush kërkon ndihmë institucionale, në frymën e kompetencave, që i ka Këshilli, Njofton Shërbimi Informativ i KBI-së në Bujanoc.