Fundamenti

KBI shtroi iftar për personat me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në lokalet e Medreses “Alaudin” në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, shtroi iftar për personat me aftësi të kufizuar, nga shoqata Handikos që përfshinë personat me zhvillim të vonshëm mendor dhe me dëmtime fizike, personat me të pamur të dobësuar nga shoqata e të verbërve, personat nga shoqata e të shurdhër dhe nga shoqata Down Syndrome Kosova.

Si edhe shumë hera tjera KBI bashkoi të gjitha shoqatat me të cilat nëpërmjet Handikosit zhvillon aktivitet dhe ka bashkëpunim të mirë me të gjitha shoqatat.

Me këtë iftar të përbashkët me prezencën e tyre morën pjesë Bujar Kadriu, nga forumi i rrjetit të OJQ ve të personave me aftësi të kufizuar në nivel republikan. Enver Kurtalani i shoqatës së të shurdhëve në nivel nacional, Fatmir Shurdhani menaxher i Handikosit Gjilan, Bajram Spahiu kryetar i shoqatës së të verbërve të Gjilanit, Elmedina Morina nga i informimit shoqata Down Syndrome Kosova.

UBT

Kryetari i KBI të Gjilanit Naim ef. Aliu, pjesëmarrësve në iftarin e shtruar për nderë të tyre iu shprehi mirëseardhje e falënderim, duke iu lut Zotit që të iu pranohet axherimi i kësaj dite të muaji të shenjtë të Ramazanit dhe axhirim të lehtë në ditët në vazhdim. Pastaj, Ailu të pranishmëve iu përkujtoi rëndësinë shpirtërore që ka Muaji i shenjtë i ramazanit për besimtarët dhe porositë që jep muaji i Ramazanit si dhuratë e Allahut xh.sh. “Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë në forcimin e shoqërizimit të njeriut, të marrëdhënieve të tij brenda në familje dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë” tha ndër të tjera kryetari Aliu.

Në emër të ftuarave për respektin e treguar për këta persona u falënderuan Bujar Kadriu, nga niveli qendror kryetari i forumi të rrjetit të OJQ ve, të personave me aftësi të kufizuar në nivel republikan./rajonipress/