UBT

KBI shtroi iftar për afaristët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame i komunës së Gjilanit në restorantin”Planet“ shtroi iftar për afaristët e Gjilanit, ku me këtë rast mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Naim ef. Aliu falënderoi afaristët për pjesëmarrje në iftarin e shtruar enkas për ta, duke iu falënderuar edhe për kontributin e tyre që kanë dhënë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Në emër të afaristëve Berat Mustafa kryetar i bordit të prodhuesve të Kosovës, falënderoi Këshillin dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për përkushtimin dhe kryerjen e obligimeve të tyre ndaj besimtarëve, duke u zotuar se bashkëpunimi dhe përkrahja nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.

GRANDEMALL

Në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame organizatorin dhe pjesëmarrësit në iftar i përshëndeti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Vedat ef. Sahiti, i cili shprehu falënderim për KBI të komunës së Gjilanit për organizimin dhe për pjesëmarrjen e afaristëve në iftarin e organizuar.

Në fund Këshilli i BI i komunës së Gjilanit, afaristët i nderoi me nga një dhuratë modeste thuhet në njoftimin e Ilaz Mustafes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.