RCCOLA

KBI së bashku me donatorët rrethojnë varrezat në Livoç të Poshtëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame të komunës së Gjilanit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka marrë përsipër ndërtimin e rrethojës së varrezave të fshatit Livoç të Poshtëm.

Në lidhje me këtë aktivitet sot për vizitë të fshatit ishte kryetari i KBI-së Naim, ef Aliu dhe kryeimami Iljas ef Mustafa me këtë rast u njoftuan me ritmin e punimeve, të cilat tashmë kishin filluar.

Uji Dea

Përkujdesja dhe mirëmbajtja e varrezave është obligim i secilit besimtarë, jo vetëm i institucioneve komunale, thuhet në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan./rajonipress/