Fidanishtja

KBI në Gjilan shtron iftar për nxënëset që ndjekin mësimin dhe leximin e Kuranit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në lokalet e Medresesë “Alaudin”, paralelja në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame ka shtruar iftar për nxënëset të cilat vijojnë mësimin e leximit të Kur’anit.

Këto nxënëse të moshave të ndryshme gjatë muajit të ramazanit intensivisht përcjellin leximin e Kur’anit deri në përfundimin e tij.

UBT

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu theksoi se tani më edhe motrat tona kanë mundësinë që ta mësojnë leximin e Kur’anit duke mos u kufizuar nga mosha e tyre, andaj sonte kemi pasur kënaqësinë që të shtrojmë iftar enkas për ato./rajonipress/