Mobi Casa

KBI në Gjilan shtroi iftar për veteranët e UÇK

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në lokalet e Medresesë “Alaudin”, paralelja në Gjilan, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, shtroi iftar për veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Me rastin e shtrimit të iftarit kryetari i KBI, Naim ef. Aliu, falënderoi veteranët për kontributin e tyre në luftë dhe për bashkëpunimin me organizatën e veteranëve të UÇK.

Uji Dea

Me këtë rast ef. Aliu foli shkurtimisht për rëndësinë e agjërimit të muajit të Ramazanit, vlerën e tij.

Në emër të veteranëve të UÇK foli Sali Mutafa i cili u falënderua për pritjen dhe respektin e treguar për veteranët dhe u zotua se bashkëpunimi do ta intensifikojmë në të ardhmen./rajonipress/