KBI në Gjilan shtroi iftar për komunitetin rom

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të madhërishëm Ramazan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sonte ka shtruar iftar për komunitetin rom.

Kryetari i KBI, Naim Aliu, i përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se edhe komuniteti rom është pjesë përbërëse e xhematit të KBI-së, jo vetëm nëpër sofrat tona të iftarit, por edhe e xhematit të xhamive tona.

KBI në Gjilan premtoi se do të vazhdojë t’i qëndrojë afër këtij komuniteti dhe do t’i mbështesë ata në çdo hap integrues ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/