Hidromorava

KBI në Gjilan priti në takim lamtumirës Komandantin e LMT-së Balik

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e LMT- KFORI turk Halil Arda Balik me bashkëpunëtor.

Aliu e falënderoi komandantin Balik për punën dhe angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe përkushtimin e tij rreth aktiviteteve fetare të organizuara nga KBI në Gjilan.

Ai gjithashtu falënderoi komandantin e LMT kapitenin Halil Arda Balik për kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.

UBT

Ai ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata modeste si nga kapiteni njashtu edhe nga kryetari Naim Aliu thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/