KBI në Gjilan, për natën e KADRIT ndau 150 pako ushqimore

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot për nder të Natës së Kadrit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan 150 familje skamnorësh, të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Uji Dea

Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit. Ai njëkohësisht falënderon të gjithë ata që kontribuuan që sofrat e këtyre familjeve të jenë të begata, si: thertoren “Malësia”, restorantin “Astoria” dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/