RCCOLA

KBI në Gjilan ndanë 100 pako ushqimore për nevojtarë me rastin e festës së Kurban Bajramit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan si zakonisht në prag të festave ndanë ndihma për familjet nevojtare. Kësaj radhe me rastin e festës së Kurban Bajramit KBI në Gjilan ndanë 100 pako ushqimore, me gjerat më elementare për përgatitjen e drekës së bajramit, si vaj, miell, oriz, sheqer, kripë etj.

Mobi Casa

Këtë aksion e ka ndihmuar kompania e njohur në Gjilan “Flexograf” me pronar Berat Fejzullahun dhe kompania ETC – ELKOS – Gjilan thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/