RCCOLA

KBI në Gjilan ka bërë përgatitjet e nevojshme për hapjen e xhamive

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, pas vendimit të marrë nga Kryesia e Bashkësisë Islame për hapjen e xhamive, me fillim më 28.05.2020 (e enjte) nga koha e namazit të sabahut, ka bërë përgatitjet e nevojshme. Nesër do të jenë të gatshme të gjitha xhamitë e komunës së Gjilanit (gjithsej 42 xhami , 10 prej tyre ne qytet) të fillojnë me faljen e namazeve ditore dhe të xhumasë.

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit janë dezinfektuar të gjitha xhamitë dhe janë njoftuar të gjithë punonjësit dhe imamët e xhamive për masat e ndërmarra në nivel vendi.

KKVITI

Aliu fillimisht është takuar me anëtarët e shtabit të emergjencave, Ajhane Sejfiu, Ukshin Ismajli,. Fejzulla Berisha dhe Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Alban Ramushi për të koordinuar masat e marra para se të fillojnë punën ditën e nesërme nëpër xhami.

Ndërsa në orët e pasdites kryetari i KBI është takuar me imamët e xhamive, duke iu dhënë me shkrim masat të cilat duhet të merren gjatë faljes së namazeve ditore ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/