Fundamenti

KBI ndihmon me pako ushqimore qendrën “Liria”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndihmon me 20 pako ushqimore Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “LIRIA” me 20 pako ushqimore.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka ndihmuar Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “LIRIA” me 20 pako ushqimore. Kryetari Naim Aliu ka ndërmarrë këtë aktivitet humanitar duke e parë të arsyeshme se kjo kategori e njerëzve ka nevojë te përkrahet ngase janë të pa strehë dhe të pambrojtur nga askush.

KKVITI

Drejtoresha e kësaj qendre ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame dhe ndër tjerash tha se” Bashkësia Islame po tregohet mjaft solidare me shume shtresa të shoqërisë gjilanase e kësaj radhe me gratë dhe fëmijët të cilët janë nën përkujdesje të qendrës sonë, e cila enkas merret me këtë kategori të njerëzve njoftoj Agim Hyseni./rajonipress/