UBT

KBI me apel për mbrojtjen e monumenteve, kërkohet ndihmë për restaurimin e xhamisë në fshatin Dunavë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë İslame në Gjilan në kuadër të angazhimit të saj për mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore islame në komunën tonë, në bashkëpunim edhe me zyrën regjionale të institutit të mbrojtjes së monumenteve të Kosovës ka përgatitur projektin e restaurimit të xhamisë dhe mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunavë. Këto dy objekte i kishte ngritur patrioti i madh Mulla İdriz Gjilani. Andaj ju bëjmë apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Gjilanit të kontribuojnë në këtë aksion për të mbledhur mjete për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për të gjithë ne.

Të nderuar besimtarë,
Vëllezër e motra,
të dashur qytetar të Gjilanit

UBT

Këshilli i Bashkësisë İslame në Gjilan në kuadër të angazhimit të saj për mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore islame në komunën tonë, në bashkëpunim edhe me zyrën regjionale të institutit të mbrojtjes së monumenteve të Kosovës ka përgatitur projektin e restaurimit të xhamisë dhe mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunave. Këto dy objekte i kishte ngritur patrioti i madh Mulla İdriz Gjilani. Andaj ju bëjmë apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Gjilanit të kontribuojnë në këtë aksion për të mbledhur mjete për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për të gjithë ne. Realizimin e këtij projekti. Ne ia kemi borxh Mulla İdrizit që vakëfin e tij ta mbajmë gjallë për të qenë dëshmi për brezat e rinj, se të parët tanë nuk kursyen asgjë nga vetja dhe flijuan jetën dhe pasurinë për të ngritur shkolla që kombi të arsimohet dhe ndërtuan xhami që kombi të edukohet. Ne do fillojmë punimet e restaurimit me mjetet që do të tubohen nga besimtarët dhe qytetarët e vullnetit të mirë. Zoti ju ruajt dhe ju shpërbleftë për çdo kontribut sado të vogël që jepni për përfundimin e këtij projekti sa domethënës po aq edhe fisnik.
Kontributin tuaj mund ta dërgoni në llogarinë e KBI në Gjilan enkas për xhaminë në fshatin Dunavë : Këshilli i Bashkësisë Islame, Gjilan

Banka Kombëtare Tregtare
1960508426031337
SËIFT CODE: NCBAXXKPR