Eko Higjiena

KBI mbajti trajnimin e parë me haxhinjtë e Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka mbajtur trajnimin e parë me haxhinjtë e komunës së Gjilanit. Para se të fillojë trajnimi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim ef. Aliu, mbajti një fjalim rasti ku përshëndeti dhe uroi të gjithë haxhinjtë për haxhin e tyre, duke e lutur Allahun xh.sh. që haxhi i tyre të jetë i pranuar dhe të kthehen shëndosh e mirë.

Për një organizim më të mirë, KBI në Gjilan që tani ka ndarë haxhinjtë në tri grupe dhe secili grup ka udhëheqësin e tij. Udhëheqës të haxhinjve nga komuna e Gjilanit janë Iljaz ef. Mustafa – kryeimam, Hajrullah ef. Aliu – imam, si dhe Agim ef. Hyseni – sekretar i Këshillit dhe njëherit anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

United Hospital

Gjatë këtij trajnimi, përpos pjesës teorike, haxhinjtë u njoftuan edhe me veprimet praktike se si ta kryejnë haxhin. Trajnimi i haxhinjve do të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që duaja tradicionale e haxhinjve do të mbahet më datë 01.06.2024 – ditë e shtunë në orën 14:00 në Palestrën e Sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.