RCCOLA

KBI iftarin e parë të organizuar e shtroi për jetimët e Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka filluar aktivitetet e saj për muajin e ramazanit me jetimët e komunës së Gjilanit. Kështu rreth 100 jetimë me familjet e tyre janë ftuar për tw bërë iftar në lokalet e Medresesë Alaudin, paralelja në Gjilan së bashku me kryetarin e KBI Naim ef Aliun dhe sekretarin e KBI Agim ef Hyseni.

Aliu në mes tjerash theksoi se sot është i emocionuar ngase gjendet në një sofër me fëmijët të cilët janë duke u rritur pa prind dhe se i tillë jam edhe vet.

Fundamenti

Ai gjithashtu i porositi këta fëmijë që puna, mësimi dhe edukata e mirë të jenë shembulli më i mirë për ta, ngase kështu do t`i gëzojnë familjet e tyre, e të kënaqur me sukseset e tyre do të jenë edhe prindërit e tyre në ahiret.

Në fund kryetari i KBI për të gjitha familjet që morën pjesë në iftar ndau edhe nga një pako ushqimore për muajin e ramazanit./rajonipress/