FITORJA

Katërshja e prioriteteve të Lutfi Hazirit po vazhdon me dinamikë të madhe të punës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan- Katërshja e prioriteteve të qeverisjes së kryetarit Lutfi Haziri po vazhdon të rregullohet me një dinamikë të madhe të punës.

Pas nisjes së punimeve në rrugët Lladovë-Nasalë, Pogragjë-Bilinicë, në disa rrugë të Përlepnicës, në 11 rrugica të lagjes “Dheu i Bardhë”, në “Zabel të SahitAgës”, në Gadish, Sllakovc, Kishnapole etj, Komuna e Gjilanit po vazhdon me sukses të realizojë edhe rrjetin e ujësjellësit në disa fshatra.

Banorët e fshatrave Bresalc, Ponesh, Zhegoc dhe Verbicë e Kmetocit brenda pak kohësh do t’i lënë pas problemet me mungesën e ujit, ngase Komuna është në përfundim të punimeve të rrjetit të ujësjellësit.

Kryetari Lutfi Haziri së bashku me drejtorët komunal ka parë nga afër punimet në fshatin Bresalc, ndërsa është ndarë i kënaqur me dinamikën e punës së deritashme në realizimin e punëve të katërshes e madhe.

Mobi Casa

“Ashtu siç ju kemi premtuar në fushatë, punët jemi duke i kryer një nga një në mënyrën më të mirë Po punojmë për të mirën e qytetarëve në qytet e fshatra dhe shumë shpejt ju do ta keni ujësjellësin që ju ka munguar aq shumë deri tash”, tha me këtë rast kryetari Haziri, gjatë inspektimit të punëve në fshatin Bresalc.

Nga ana e tyre, banorët e fshatit Bresalc e falënderuan kryetarin Haziri për investimet, duke thënë se ua ka kthyer vullnetin për të jetuar në fshat.

Ndryshe, faza tjetër e investimeve do të jetë në fshatrat e tjera, në ndërtimin rrjeteve të reja, si dhe rehabilitimin në ato fshatra ku nuk funksionon ujësjellësi.

Realizimi i projekti të ujësjellësit po bëhet nga Komuna e Gjilanit në partneritet me CDI zvicerane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.