Uji Dea

Katërfish më shumë migrantë ilegalë, gjysma e tyre, kosovarë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga 227 personat e hyrë ilegalisht që janë kapur nga policia ose nga rojet kufitare, 104 janë kosovarë, 24 afganistanas 10 sirianë

Numri personave që hyjnë legalisht në Zvicër përmes kufirit lindor ka shënuar një rritje të madhe nga fillimi i këtij viti. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të St. Gallenit rreth gjysma e personave të kapur vijnë nga Kosova. Këtë përgjigje e ka dhënë Qeveria e Kantonit për interpelacionit emergjent të bërë nga SVP/UDC në Parlamentin e Kantonit.

Rojat e kufirit bashkë me Policinë Kantonale të St. Gallenit kanë mundur të konstatojnë nga fillimi i vitit e këndej 227 hyrje ilegale në kufirin në Rheintal. Mesatarja javore e këtij numri është katërfishuar. Nga 227 personat e hyrë ilegalisht që janë kapur nga policia ose nga rojet kufitare, 104 janë kosovarë, 24 afganistanas 10 sirianë etj.

HW

Shumica e ilegalëve e kanë shfrytëzuar Zvicrën vetëm si vend transiti dhe vetëm një numër i vogël janë shprehur se kërkojnë azil dhe nga këta një numër edhe më i vogël janë paraqitur me të vërtetë për ë kërkuar azil në Qendrën e Pranimit në Kreuzlingen.

Sipas rregullit, autoritetet zvicerane e vërtetojnë nëse këta persona janë të regjistruar më parë në ndonjërin nga shtetet “e Dublinit”. Nëse po, atëherë ata dëbohen pa formalitete nga Zvicra, shkruan tagblatt.ch. Në raste të veçanta, Zyra e Migracionit për kantonin St. Gallen migrantët kosovarë të hyrë ilegalisht, pas arrestimit i dëbon në Kosovë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.