ARKATANA

Katër zyrtar policor në Gjilan suspendohen, hetohen për vrasjen e trefishtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pasur lëshime apo përfshirje të mundshme në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Sipas rekomandimit, janë suspenduar: një rreshter policor dhe një hetues nga njësia e hetimeve rajonale, një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, si dhe një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Për të ruajtur integritetin e hetimit dhe për të shmangur çdo ndikim mbi dëshmitarë apo prova, IPK ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Sipas rekomandimit, janë suspenduar: një rreshter policor dhe një hetues nga njësia e hetimeve rajonale, një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, si dhe një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.

HW

IPK, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, po zhvillon hetime penale paraprake ndaj të suspenduarve, për dyshime mbi përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.