Mobi Casa

Katër vite pa hendbollistin e trajnerin e mirënjohur Agim Shkodra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – 23 dhjetori i vitit 2019 ishte i kobshëm për familjen e hendbollin gjilanas e kosovarë, në moshën 59- vjeçare patë ndërruar jetë hendbollisti trajneri e përzgjedhësi i Kosovës në hendboll Agim Shkodra.

Me ndarjen nga jeta KH Drita dhe komuniteti i hendbollit të Kosovës ishte ndarë nga njeriu i cili një jetë të tërë ja kushtoi hendbollit duke mos u ndalur në asnjë moment Agim Shkodra karrierën e hendbollit e zhvilloi si portier në skuadrën e Bozhurit më vonë Drita duke vazhduar në Buduqnostit të Pejës po ashtu ishte edhe në KH Kosova të Vushtrrisë.

Ish portjeri e trajneri legjendar kontribut të jashtëzakonshëm kishte dhënë në periudhën 1991-99 kur u pavarësua sporti kosovar.

Pas luftës Shkodra me shumë sukses udhëhoqi skuadrën e Dritës në dy konkurrencat KH Kosovën, KH Prishtinën e cila garonte në garat ndërkombëtare po ashtu me shumë sukses kishte udhëhequr KH Zhegra dhe ishte përzgjedhës në dy konkurrencat e meshkujve e të femrave të hendbollit të Kosovës të grup moshave të reja.

ARKATANA

Puna e ish-trajnerit Shkodra po i mungon jo vetëm hendbollit Gjilanas por edhe atij të Kosovës, pasi që ish trajneri Shkodra nga duart e tij kishte zbuluar shumë talent e talente që dikur më vonë kanë qenë hendbollist kryesorë në klubet e tyre Agim Shkodra ishte pionier i hendbollit Gjilanas duke dëshmuar kualitete të larta në mes portave, ai ishte një sportist që gjatë do ta kujtojmë për punën e tij shembullore si edukative edhe profesionale.

Ish hendbollisti e trajneri Agim Shkodra ishte dhe do të mbetet ikonë e hendbollit Gjilanas në përvjetorët e tij tifozët “Intelektualët” në shenjë të respektit për Agim Shkodrën kanë shkruar transparente në fusha të futbollit e në palestër.

Tani e katër vite familjes, hendbollit e qytetit të Gjilanit po i mungon njeriu i cili dha gjithçka nga vetja vetëm për të mirën e hendbollit qytetin e popullin e Gjilanit që shumë e deshti ne sot pas katër vite nga ndarja e tij nga ne i themi faleminderit ikonë gjithçka që bërë për ne, prehu në paqe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.