Fundamenti

Katër vite nga ndarja vetëm fizike e Ganimet Klaiqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ganimet Klaiqi u nda vetëm fizikisht nga ne dhe nga kjo botë, sepse ai edhe sot dhe përherë do të mbetet në kujtimet tona, do të mbetet i freskët kujtimi për shpirtin e tij të bardhë, për humanizmin e madh që tregonte, do të kujtohet gjatë për anën profesionale të lartë, i edukuar dhe tejet familjar, njeri i fjalës dhe i besës, gjithherë bashkëpunues dhe komunikues i zemrës. Njeri i muhabeteve të rrafshëta, kryefamiljar i përkryer, miqësor, dashamirës i lirisë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave të gazetarisë.

Ndonëse sot janë bërë katër vite nga ndarja vetëm fizike dhe nga një ndarje që as sot e asaj dite e kemi të vështirë e të rëndë ta pranojmë, Ganimet Klaiqi mbetet në zemrat tona, kujtimet tona të bukura, e me plotë momente interesante.

Ganimet Klaiqi, e deshti profesionin më shumë se vetën, sakrifikoi e rrezikoi shumë që të len gjurmë në historinë e gazetarisë kosovare. E bënte punën me përkushtim, me zell e dashuri. Dinte të jepte gjithçka nga vetja, përshtatej në të gjitha situatat dhe momentet, qofshin ato të rënda apo të lehtë, të ëmbla apo të hidhura. Edhe sëmundja nuk e gjunjëzoi shpirtërisht sepse në momentet më të rënda doli në mbrojtje të kolegëve të tij. Ky ishte Ganimeti ynë dhe i juaji, i dashtun, i hapun dhe komunikues, fjalëpak, njeri i zemrës e shpirtit, njeri i muhabeteve të rrafshëta, kryefamiljar i përkryer, miqësor, dashamirës i lirisë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave të gazetarisë.

Uji Dea

Ganimeti do të mbahet mend gjatë edhe për anën profesionale të tij, për respektin e dashurinë njerëzore që ka treguar ndaj të tjerëve. Janë të rrallë njerëzit sikurse Ganimet Klaiqi i cili ka punuar me shumë devotshmëri në profesionin e gazetarit, duke dhënë maksimumin nga vetja dhe duke qenë në shërbim të lexuesve e publikut.

Ganimeti mbetet një nga figurat më të përkushtuara të gazetarisë, një profesor i dashur, human dhe shumë njerëzor me studentët të cilët i çmojë shumë, me kolegët e UBT-së, ku edhe punojë së fundit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.