Eko Higjiena

Katër ushqimet që më së shumti ju shtojnë peshë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shumica e ushqimeve që shtojnë peshë e që i konsiderojmë të shëndetshme, në fakt pengojnë tentimin për humbje në peshë. Duke e ditur se cilat janë ato ushqime, është esenciale t’i heqim nga menyja.

Për fat të keq, madje edhe lëngjet e pemëve të freskëta të shtrydhura kontribuojnë në shtimin në peshë. Është e vërtetë se pemët e freskëta janë të shëndetshme, por sasia që kërkohet për të mbushur një gotë me lëng është më e madhe sesa doza ditore e rekomanduar nga nutricistët. Një studim me 49,106 femra nga post-menopauza ka treguar se konsumimi i rregullt i lëngjeve 100 për qind natyral ka rritur peshën. Arsyeja për shtimin në peshë vjen nga fakti se lëngjet ofrojnë më shumë sheqerna se fibra. Për më shumë, konsumoni pemët në formën e freskët, po ashtu pa hequr lëvoren. Anashkaloni ëmbëltuesit artificialë po ashtu, kështu do të jeni në gjendje të reduktoni sasinë e sheqerit nga secila pem

Mishi i kuq dhe salsiçet janë ushqime që trashin. Përderisa është e vërtetë se janë burim për hekur dhe proteina, ato po ashtu ofrojnë edhe shumë yndyra të ngopura. Këto yndyra gjenerojnë shumë probleme kur konsumohen në sasi të madhe. Për më shumë, yndyrat e ngopura e shtojnë rrezikun, por rritjen në nivel të kolesterolit duke promovuar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Këto yndyra akumulohen shpejt në hapësira të caktuara në trup, si në bel dhe këmbë. Nëse nuk mund të jetoni pa to, së paku shmangni t’i konsumoni të skuqura

KKVITI

Drithërat e përpunuara po ashtu janë ushqim që trashin. Reklamat nga televizori na kanë mësuar t’i konsumojmë çdo mëngjes dhe na thonë se janë shumë të shëndetshme. Por, nuk është ashtu, sidomos nëse tentoni të humbni në peshë. Drithërat e përpunuara përmbajnë sasi të madhe të sheqerit të rafinuar ose ëmbëltues artificialë, dhe yndyra. Nëse pëlqeni drithërat, përcaktohuni për ato si tërshëra, kuinoa. Mund t’ju shtoni edhe pemë të freskëta, arra dhe mjaltë. Moderimi është kyç, pasi edhe sasia e tepërt e ujit nëse e konsumoni mundet t’ju vrasë.

Si për ironi, dhe krejt e kundërta nga ajo që mund të besoni, produktet dietale janë ushqimi që më së shumti ju trashë. Si për ironi, është e zakonshme që gjejmë të gjitha llojet e brendëve që duken ‘cool’ duke ofruar versionet e tyre të rregullta dhe ato të lehta. Produktet më në dietale zakonisht janë të mbushura me sodium, yndyrë dhe helme të tjera, ëmbëltues artificialë. Nëse keni dyshime, këshilloni nutricistin për t’ju ndihmuar ta kuptoni se cilin lloj të ushqimit duhet ta konsumoni më shpesh dhe në çfarë sasie.